Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

Si të mësoj t’i pranoj rregullat e prindërve?

Si të mësoj t’i pranoj rregullat e prindërve?

Mbase njeh disa moshatarë që kthehen në shtëpi kur të duan, vishen si t’ua ketë qejfi e dalin me shokët kur dhe ku t’u teket. Ndoshta prindërit e tyre janë tepër të zënë dhe nuk e vënë re se çfarë bëjnë fëmijët.

Bibla tregon se kjo mënyrë e rritjes së fëmijëve s’ka rezultat. (Proverbat 29:15) Mungesa e dashurisë që sheh sot rreth e rrotull, kryesisht vjen ngaqë bota është mbushur me njerëz egoistë, shumë prej të cilëve janë rritur në familje pa rregulla.​—2 Timoteut 3:1-5.

Në vend që t’i kesh zili të rinjtë që i lejojnë të bëjnë ç’të duan, përpiqu t’i shohësh rregullat e vëna nga prindërit si provë të dashurisë e të merakut që kanë për ty. Duke vënë kufij të arsyeshëm, ata po imitojnë Perëndinë Jehova kur i tha popullit të vet:

«Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën që duhet të ndjekësh. Do të të këshilloj duke i mbajtur sytë mbi ty.»​—Psalmi 32:8.