Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Si të shkoj mirë me mësuesit?

Si të shkoj mirë me mësuesit?

Ndalu dhe mendo!

Ja çfarë i ka ndodhur Rakelës. Kishte marrë gjithmonë nota të mira në shkollë. Por kur vajti në klasë të 7-të, gjërat ndryshuan. «Mësuesi bëri të pamundurën që të më ngelte në lëndën e tij»,—thotë ajo. Ku qëndronte problemi? Mësuesi ia bëri të qartë si Rakelës, edhe mamasë së saj se nuk i pëlqente feja e tyre.

Mësuesit janë si gurë kalimi që të ndihmojnë të kalosh nga padija në njohuri, por je ti që duhet të hedhësh hapat

Çfarë ndodhi? Rakela thotë: «Sa herë dukej qartë se mësuesi m’i vinte notat i ndikuar nga paragjykimet e tij, mami vinte që të bisedonte me të. Erdhi një moment që ai nuk më krijonte më probleme.»

Nëse has edhe ti probleme të ngjashme, merr guxim e fol me prindërit për këtë. Pa dyshim, ata do të flasin me mësuesin dhe ndoshta me drejtorin për të gjetur një zgjidhje.

Kuptohet, jo të gjitha problemet do të zgjidhen kollaj. Ndonjëherë, thjesht duhet të durosh. (Romakëve 12:17, 18) «Një nga mësuesit e mi sillej keq me nxënësit,—thotë Tanja.—Shpesh na fyente duke na quajtur budallenj. Në fillim më bënte për të qarë, por mësova që të mos i merrja fyerjet e tij si personale. Përqendrohesha te detyrat e mia dhe te mësimi. Si rezultat, nuk më bezdiste shumë dhe isha një nga të paktët që merrja nota të mira. Pas dy vjetësh, atë e pushuan nga puna.»

Përfundimi: Mëso si t’ia dalësh me një mësues të vështirë dhe do të fitosh një aftësi të vlefshme për jetën, aftësi që do të të shërbejë kur të kesh një shef të vështirë në punë. (1 Pjetrit 2:18) Gjithashtu do të mësosh të vlerësosh mësuesit e mirë.