Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

A jam gati për t’u martuar?

A jam gati për t’u martuar?

Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, ke nevojë të njohësh mirë veten. Për shembull, shqyrto faktorët e mëposhtëm:

Marrëdhëniet me të tjerët

Si sillesh me prindërit, vëllanë dhe motrën? A e humbet shpesh vetëkontrollin, ndoshta duke përdorur një gjuhë të ashpër a të hidhur kur shpreh mendimin tënd? Çfarë thonë ata për këtë? Sjellja me familjarët tregon si do të sillesh me bashkëshortin.​—Efesianëve 4:31.

Qëndrimi

Je optimist apo pesimist? Je i arsyeshëm apo ngul këmbë të dalë gjithmonë e jotja? A e ruan qetësinë kur je nën stres? A ke durim? Po të zhvillosh që tani cilësitë e përmendura te Galatasve 5:22, 23, do të përgatitesh për të qenë bashkëshort i mirë më vonë.

Paratë

Si i përdor paratë? A je shpesh në borxh? A je i zoti të mbash një punë? Nëse jo, pse? A është problemi te puna? Tek ai që të ka marrë në punë? Apo te ndonjë huq a e metë që duhet të luftosh? Nëse nuk i përdor siç duhet paratë e tua sot, si do t’i përdorësh paratë e familjes nesër?​—1 Timoteut 5:8.

Gjendja frymore

Nëse je Dëshmitar i Jehovait, çfarë po bën për të qenë mik me Perëndinë? A e lexon Biblën, a del në shërbim dhe a merr pjesë në mbledhje vetë, apo i shtyrë nga të tjerët? Njeriu me të cilin do të martohesh meriton një shok jete të fortë frymësisht.​—Eklisiastiu 4:9, 10.

Sa më shumë ta njohësh veten, aq më mirë do të dish të gjesh dikë që do të përforcojë cilësitë e tua të mira, jo dobësitë.