Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

TË RINJTË PYESIN

A duhet të ndahemi? (Pjesa 2)

A duhet të ndahemi? (Pjesa 2)

Së pari, zgjidh një rrethanë të përshtatshme. Cila mund të jetë?

Po ja, mendo çfarë do të doje ti po të ishe në vend të tjetrit. (Mateu 7:12) A do të doje të ta thoshte në sy të të tjerëve? Patjetër që jo.

Gjithashtu, nëse nuk e kërkojnë rrethanat, do të ishte më mirë që lidhja të mos përfundohej nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet një mesazhi në celular, në sekretarinë telefonike a në Internet. Prandaj, mendo mirë cila do të ishte koha dhe vendi i duhur për të folur për një çështje kaq serioze.

Çfarë duhet të thuash kur të vijë koha për t’u shprehur? Apostulli Pavël i nxiti të krishterët ‘t’i thoshin të vërtetën’ njëri-tjetrit.​—Efesianëve 4:25

Pra, mënyra më e mirë është të flasësh me takt, por të jesh i vendosur. Thuaj qartë pse për mendimin tënd kjo lidhje s’do të funksiononte.

S’ka pse t’i tregosh një listë të gjatë me të meta ose t’i derdhësh një lumë me kritika. Në fakt, në vend që të thuash «ti nuk bën këtë» e «ti nuk bën atë», do të ishte më mirë të shprehje ndjenjat e tua, si «unë kam nevojë për dikë që . . . ose «unë mendoj se duhet ta lëmë me kaq këtë lidhje, sepse . . ».

Nuk është momenti të lëkundesh; thuaj jo dhe mos e kthe. Mos harro se ke vendosur të ndahesh për një arsye serioze. Prandaj, trego kujdes nëse ai ose ajo mundohet të ta kthejë mendjen me dredhi. «Pasi i dhashë fund lidhjes,—thotë një vajzë me emrin Lori,—i dashuri im filloi të hiqej si me depresion. Mendoj se e bënte që të më vinte keq për të. Ç’është e vërteta, më vinte keq, por nuk lashë që reagimi i tij të ndryshonte vendimin tim.» Ashtu si Lori, ti e di çfarë do. Përmbaju vendimit që ke marrë. Jo-ja jote të jetë jo.​Jakovi 5:12.