Përgjigjja e Biblës

Për njëfarë kohe, Perëndia lejoi që një burrë të kishte më shumë se një grua. (Zanafilla 4:19; 16:1-4; 29:18-29) Por nuk ishte Perëndia nismëtari i poligamisë. Ai i dha Adamit vetëm një grua.

Perëndia e autorizoi Jezu Krishtin të rivendoste këtë standard, domethënë monogaminë. (Gjoni 8:28) Kur e pyetën për martesën, Jezui tha: «Ai që i krijoi që nga fillimi, i bëri ata mashkull dhe femër. A nuk e keni lexuar edhe që tha: ‘Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.’»—Mateu 19:4, 5.

Më vonë, Perëndia frymëzoi një nga dishepujt e Jezuit që të shkruante: «Çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet.» (1 Korintasve 7:2) Gjithashtu, Bibla thotë se çdo bashkëshort në kongregacionin e krishterë që ka përgjegjësi të veçanta, duhet të jetë «burrë i një gruaje të vetme».—1 Timoteut 3:2, 12.