Përgjigjja e Biblës

Mund të lutesh për çdo gjë që është në harmoni me kërkesat e Perëndisë që gjenden në Bibël. «Çfarëdo që të kërkojmë sipas vullnetit të [Perëndisë], ai na dëgjon.» (1 Gjonit 5:14) A mund të përmendësh shqetësimet personale? Po. Bibla thotë: «[Perëndisë] zbrazja zemrën!».Psalmi 62:8.

Shembuj se për çfarë të lutesh

  • Besim te Perëndia.Luka 17:5.

  • Frymë të shenjtë, ose forcën vepruese të Perëndisë, që të të ndihmojë të bësh atë që është e drejtë.Luka 11:13.

  • Forcë që të përballosh vështirësitë dhe t’u rezistosh tundimeve.Filipianëve 4:13.

  • Paqe të brendshme ose qetësi.Filipianëve 4:6, 7.

  • Mençuri që të marrësh vendime të mira.Jakovi 1:5.

  • Ndihmë për nevojat e përditshme.Mateu 6:11.

  • Faljen e mëkateve.Mateu 6:12.