Përgjigjja e Biblës

«Libri i jetës», që quhet edhe «rrotulla e jetës» ose «libër kujtimi», përmban emrat e njerëzve që kanë shpresë të marrin dhuratën e jetës së përhershme. (Zbulesa 3:5; 20:12; Malakia 3:16) Perëndia vendos cilët emra të shkruajë duke u bazuar në bindjen besnike që një person tregon ndaj tij.Gjoni 3:16; 1 Gjonit 5:3.

«Që nga themelimi i botës», Perëndia e ka ruajtur në kujtesë secilin nga shërbëtorët e tij, si t’i ketë shkruar në një libër emrat e tyre. (Zbulesa 17:8) Me sa duket, Abeli besnik ishte i pari të cilit iu shkrua emri në librin e jetës. (Hebrenjve 11:4) Megjithatë, libri i jetës nuk është thjesht një listë e ftohtë emrash, pasi ai na tregon se Jehovai është një Perëndi i dashur, i cili «i njeh ata që i përkasin».2 Timoteut 2:19; 1 Gjonit 4:8.

A mund të fshihen emrat nga «libri i jetës»?

Po. Perëndia tha për njerëzit e pabindur në Izraelin e lashtë: «Këdo që ka mëkatuar kundër meje, do ta fshij nga libri im.» (Dalja 32:33) Por, nëse tregohemi besnikë, do të mbetemi në ‘rrotullën e jetës’.Zbulesa 20:12.