Përgjigjja e Biblës

Ferri («Sheol» dhe «Hades» në gjuhët që u shkrua Bibla) është thjesht varri, jo një vend ku mundohesh me zjarr. Kush shkon në ferr? Shkojnë edhe të mirët, edhe të këqijtë. (Jobi 14:13; Psalmi 9:17) Bibla thotë se ky varr i përbashkët i njerëzimit është ‘shtëpia ku mblidhen gjithë të gjallët’.Jobi 30:23.

Edhe Jezui shkoi në ferr kur vdiq. Gjithsesi, «ai nuk u la në ferr», sepse Perëndia e ringjalli.Veprat 2:31, 32, The Bible in Basic English.

A është i përjetshëm ferri?

Të gjithë ata që shkojnë në ferr do të dalin; do të kthehen në jetë nga Jezui me anë të fuqisë së Perëndisë. (Gjoni 5:28, 29; Veprat 24:15) Duke iu referuar kësaj ringjalljeje të ardhshme, Zbulesa 20:13 thotë se «vdekja dhe ferri i dorëzuan të vdekurit që ndodheshin në ta». (King James Version) Kur ferri të boshatiset, nuk do të ekzistojë më. Askush nuk do të shkojë më atje, sepse «nuk do të ketë më vdekje».Zbulesa 21:3, 4; 20:14.

Por jo të gjithë ata që vdesin shkojnë në ferr. Bibla tregon se disa njerëz janë kaq të ligj, sa nuk ndryshojnë kurrë. (Hebrenjve 10:26, 27) Kur këta vdesin, nuk shkojnë në ferr, por në Gehenë, që është simbol i shkatërrimit të përhershëm. (Mateu 5:29, 30) Për shembull, Jezui tregoi se disa udhëheqës hipokritë të kohës së tij do të shkonin në Gehenë.Mateu 23:27-33.