Përgjigjja e Biblës

Ka disa lutje që Perëndia nuk u përgjigjet. Shiko dy gjëra që mund ta shtyjnë Perëndinë të mos ia vërë veshin lutjes së dikujt.

1. Lutja është kundër vullnetit të Perëndisë

Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve që janë kundër vullnetit ose kërkesave të tij, që i gjejmë në Bibël. (1 Gjonit 5:14) Për shembull, Bibla kërkon të shmangim lakminë. Bixhozi e ushqen lakminë. (1 Korintasve 6:9, 10) Prandaj, Perëndia nuk do t’i përgjigjet lutjes tënde nëse lutesh të fitosh lotarinë. Perëndia nuk është si xhindi i llambës që mund të të plotësojë çdo dëshirë. E shyqyr që nuk është kështu! Përndryshe, do të rrije me gjak të ngrirë se çfarë mund t’i kërkonin të tjerët Perëndisë.Jakovi 4:3.

2. Ai që lutet është rebel

Perëndia nuk i dëgjon ata që janë të vendosur ta fyejnë me veprimet e tyre. Për shembull, atyre që pohonin se i shërbenin atij, por ishin rebelë, Perëndia u tha: «Edhe pse lutjet tuaja janë të shumta, unë nuk i dëgjoj. Duart tuaja janë tërë gjak.» (Isaia 1:15) Megjithatë, nëse do të ndërronin rrugë dhe ‘do t’i ndreqnin gjërat’ me Perëndinë, ai do t’i dëgjonte kur të luteshin.Isaia 1:18.