Përgjigjja e Biblës

Meqë është krijesë e padukshme frymore, Djalli jeton në një botë të padukshme. Gjithsesi, ky vend nuk është në një ferr të zjarrtë ku ai u shkakton vuajtje të ligjve, siç përshkruhet në figurën e këtij artikulli.

«Lufta në qiell»

Për njëfarë kohe, Satana Djalli lëvizte lirshëm në botën e padukshme në qiell, ku edhe paraqitej para Perëndisë bashkë me engjëjt e tjerë besnikë. (Jobi 1:6) Por Bibla paratha se do të fillonte «lufta në qiell» dhe si rezultat Satanai do të dëbohej nga qielli e ‘do të hidhej poshtë në tokë’. (Zbulesa 12:7-9, Bibla Simon Filipaj) Si kronologjia biblike, edhe ngjarjet botërore vërtetojnë se kjo luftë në qiell tashmë është bërë. Tani Djalli është kufizuar në afërsi të tokës.

A do të thotë kjo se Djalli jeton në një vend specifik në planetin tonë? Për shembull, thuhej se qyteti i lashtë i Pergamit ishte «froni i Satanait», «aty ku banon Satanai». (Zbulesa 2:13) Faktikisht, këto shprehje ka mundësi t’i referohen adhurimit satanik që ishte përqendruar në atë qytet. Bibla thotë se Djalli sundon mbi «gjithë mbretëritë e tokës së banuar». Ai nuk jeton në një vend fizik në tokë, por është kufizuar në afërsi të tokës.—Luka 4:5, 6.