Përgjigjja e Biblës

Bibla, e njohur edhe si Shkrimet e Shenjta, përmban shumë thënie të mençura. Gjithsesi, shiko çfarë thotë Bibla për veten: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.» (2 Timoteut 3:16) Ka shumë dëshmi që e mbështetin këtë pohim. Ja çfarë thuhet më poshtë:

  • Askush s’ka arritur ndonjëherë të hedhë poshtë saktësinë historike të Biblës.

  • Shkrimtarët e Biblës ishin burra të sinqertë që shkruan me çiltërsi zemre. Sinqeriteti i tyre u jep shkrimeve tingullin e qartë të së vërtetës.

  • Bibla ka një temë kryesore: shfajësimin e së drejtës së Perëndisë për të qeverisur njerëzimin dhe plotësimin e qëllimit të tij me anë të Mbretërisë së tij qiellore.

  • Ndonëse është shkruar mijëra vjet më parë, Bibla nuk përmban ide të gabuara shkencore që pranoheshin gjerësisht në kohët e lashta.

  • Dëshmitë historike të dokumentuara vërtetojnë se profecitë ose parashikimet e Biblës kanë dalë të vërteta.