Përgjigjja e Biblës

Jezui tha për veten se ishte «Biri i Perëndisë». (Gjoni 10:36; 11:4) Jezui kurrë nuk tha se ishte Perëndia i Plotfuqishëm.

Veç kësaj, Jezui iu lut Perëndisë. (Mateu 26:39) Gjithashtu, kur po i mësonte dishepujt të luteshin, ai tha: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.»—Mateu 6:9.

Jezui e zbuloi emrin e Perëndisë kur citoi një varg të lashtë nga Shkrimet. Ai tha: «Dëgjo, o Izrael, Jehovai, Perëndia ynë, është një Jehova.»—Marku 12:29; Ligji i përtërirë 6:4.