Përgjigjja e Biblës

Disa përkthime të Biblës përdorin fjalën «ferr» për fjalën hebraike «Sheol» dhe fjalën greke me të njëjtin kuptim, «Hades». Të dyja i referohen varrit të përbashkët të njerëzimit. (Psalmi 16:10; Veprat 2:27) Shumë njerëz besojnë te ferri i zjarrtë, siç tregohet në figurën me karakter fetar të këtij artikulli. Megjithatë Bibla mëson të kundërtën.

  1. Ata që ndodhen në ferr janë të pavetëdijshëm e prandaj nuk ndiejnë dhimbje. «Nuk ka asnjë punë, as plan, as njohuri, as mençuri në Sheol.»Eklisiastiu 9:10.

  2. Njerëzit e mirë shkojnë në ferr. Besnikët Jakob dhe Job e dinin që do të shkonin atje.Zanafilla 37:35; Jobi 14:13.

  3. Ndëshkimi për mëkatin është vdekja, jo mundimi në një ferr të zjarrtë. «Kush vdes, shfajësohet nga mëkati i vet.»Romakëve 6:7.

  4. Mundimi i përjetshëm dhunon drejtësinë e Perëndisë. (Ligji i përtërirë 32:4) Kur mëkatoi njeriu i parë, Adami, Perëndia i tha se ndëshkimi i tij do të ishte thjesht mosekzistenca: «Ti je pluhur, dhe në pluhur do të kthehesh.» (Zanafilla 3:19) Perëndia do të dilte gënjeshtar nëse do ta kishte çuar Adamin në një ferr të zjarrtë.

  5. Perëndisë as që i shkon ndër mend mundimi i përjetshëm. Ideja se ai i ndëshkon njerëzit në ferrin e zjarrtë është në kundërshtim me mësimin e Biblës se «Perëndia është dashuri».1 Gjonit 4:8; Jeremia 7:31.