«A s’është më mirë të dorëzohesh?—mund të pyesësh.—Në fund të fundit, të gjithë bëjnë seks.

Ndalu dhe mendo!

Fakt: Jo të gjithë bëjnë seks.

Është vërtetë, ka statistika të larta për këtë. Për shembull, një studim në SHBA tregoi se, kur mbarojnë shkollën e mesme, 2 në 3 të rinj në këtë vend tashmë janë aktivë seksualisht. Por kjo do të thotë edhe se 1 në 3 veta, pra një numër i konsiderueshëm, nuk janë.

Çfarë të themi për grupin e parë? Studiuesit kanë zbuluar se shumë nga këta të rinj kanë një ose më shumë nga këto ndjenja të hidhura.

Dëshpërimi. Shumica e të rinjve që bëjnë seks para martesës thonë se pastaj pendohen.

Të kryesh seks para martese është si të marrësh një pikturë të bukur e ta vendosësh te dera për të fshirë këpucët

Mosbesimi. Pasi bëjnë seks, të dy partnerët pyesin veten: «Me kë tjetër ka bërë seks?»

Zhgënjimi. Thellë brenda vetes, shumë vajza do të donin dikë që i mbron, jo që i shfrytëzon. Dhe mjaft djem mendojnë se nuk i tërheq aq shumë një vajzë që u dorëzohet.

Përfundimi: Trupi yt është tepër i çmuar për t’u çuar dëm. Trego se ke atë forcë karakteri që t’u bindesh ligjeve të Perëndisë kundër seksit para martese. E nëse një ditë martohesh, mund të kryesh marrëdhënie seksuale. Dhe do t’i gëzosh plotësisht, pa shqetësimin, keqardhjen dhe pasigurinë që shoqërojnë kaq shpesh seksin para martesës.—Proverbat 7:22, 23; 1 Korintasve 7:3.