20 TETOR 2025
RUSI
Vëlla Vardan Zakarjanin e lirojnë nga burgu
Më 13 tetor 2025, vëlla Vardan Zakarjanin e liruan nga një burg në Rusi. Vardani u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite e 3 muaj burg më 31 mars 2023. Duke marrë parasysh kohën që ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpie, dënimi i tij tashmë konsiderohet i përfunduar. Shumë shpejt, atë do ta dëbojnë nga vendi dhe do ta çojnë në Armeni, ku mund të takojë familjen e tij.
Gjatë gjithë këtyre peripecive, Vardani e ka mposhtur shkurajimin duke u mbështetur te Jehovai dhe te Fjala e Tij. Para se ta dënonin dhe ta burgosnin, ai tha: «Kur Fjala e Perëndisë zë vendin e parë në jetën tonë, çfarëdolloj problemi që hasim, bëhet më pak i rëndësishëm, sepse e dimë që Jehovai është me ne. Jam i bindur se Jehovai më ka siguruar fuqinë e nevojshme sa herë që autoritetet janë përpjekur të ma thyejnë integritetin. Gjithmonë i kujtoj vetes se nuk kam pse të kem frikë, mjafton të kem besim te Jehovai. Ai s’do t’i braktisë kurrë shërbëtorët e tij, kudo të ndodhen.»
Jemi shumë të lumtur që Vardani është liruar nga burgu dhe jemi mirënjohës që Jehovai vazhdon të jetë burim sigurie për besnikët e tij.—Proverbat 3:26.

