11 NËNTOR 2025
RUSI

Vëlla Dmitri Dolzhikovi, pasi doli nga burgu, me gruan e tij, Marinën

Vëlla Dmitri Dolzhikovin e lirojnë me kusht nga institucioni ndëshkimor

Vëlla Dmitri Dolzhikovin e lirojnë me kusht nga institucioni ndëshkimor

Më 24 tetor 2025, Gjykata Rajonale e Novosibirskut vendosi të lironte menjëherë vëlla Dmitri Dolzhikovin nga institucioni ndëshkimor ku po vuante dënimin me punë të detyruar. Atë e kishin shpallur fajtor dhe e kishin dënuar më 30 qershor 2023.

Gjatë ndjekjes penale, Dmitri kaloi mbi 2 muaj në paraburgim dhe më shumë se 7 muaj në arrest shtëpie. Në komentet e tij përmbyllëse në gjykatë, para se ta dënonin, ai tregoi se çfarë e kishte ndihmuar të qëndronte besnik: «Si Dëshmitar i Jehovait, gjëja më e rëndësishme për mua është ta mbaj të patundur besimin te Perëndia dhe të përpiqem fort të bëj atë që është e drejtë. Në Predikimin e tij në Mal, Jezui tha: ‘Lum ata që e kuptojnë se kanë nevojë për Perëndinë.’ (Mateu 5:3) Pikërisht këtë lumturi ndiej tani. Burimi i lumturisë time nuk është përndjekja e padrejtë që po has, por dijenia se kam miratimin e Perëndisë.»

Jemi shumë të kënaqur që Dmitri u bashkua me gruan dhe familjen e tij. Jemi të sigurt se edhe ne mund ta ruajmë gëzimin, pavarësisht nga sprovat dhe kundërshtimi.—Mateu 5:10.