1 TETOR 2025
RUSI

Vëllezërit Ivan Neverov (majtas) dhe Mihail Shjevçuk (djathtas)

VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | «I vendosur të mos e zhgënjej kurrë Jehovain»

VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | «I vendosur të mos e zhgënjej kurrë Jehovain»

Më 19 shtator 2025, Gjykata Krahinore e Proletarskit në Saransk shpalli fajtorë vëllezërit Ivan Neverov dhe Mihail Shjevçuk. Ivanin e dënoi me 7 vjet burg, kurse Mihailin me 6 vjet e gjysmë burg. Ata i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Të dhëna

E çmojmë jashtë mase shembullin e guximit e të qëndrueshmërisë që kanë treguar gjithë ata shërbëtorë besnikë të Jehovait dhe jemi të vendosur ‘të imitojmë besimin e tyre’.—Hebrenjve 13:7.