Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksandër Shjevçuku del nga burgu pasi e lirojnë

8 NËNTOR 2023
RUSI

Rusi: Vëlla Aleksandër Shjevçukun e lirojnë nga burgu

Rusi: Vëlla Aleksandër Shjevçukun e lirojnë nga burgu

Më 3 nëntor 2023, vëlla Aleksandër Shjevçukun e liruan nga burgu pasi përfundoi dënimin. Ai kishte kaluar 5 muaj në paraburgim në vitin 2019, para se ta shpallnin fajtor dhe ta dënonin me burg më 25 gusht 2022.

Fëmijët përshëndetin Aleksandrin

Para se ta fusnin në burg, Aleksandri tregoi çfarë e ndihmonte të ruante optimizmin gjatë seancave gjyqësore. Ai tha: «Përpiqem t’i kujtoj vetes se kjo nuk është betejë gjyqësore, por betejë besnikërie. Vendimi i gjykatës nuk është gjëja më e rëndësishme. Përkundrazi, e kam mendjen si e si t’u jap dëshmi sa më shumë njerëzve. Kur përqendrohem te kjo gjë, e kam më të thjeshtë ta përballoj sprovën me gëzim.»

Aleksandri theksoi edhe se Psalmi 91 i jepte shumë forcë ndërsa kryente dënimin. Në vargun 15, Jehovai i siguron shërbëtorët e tij besnikë: «Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem. Kur të jetë në hall, unë do t’i rri pranë, do ta shpëtoj e do t’i jap lavdi.»

Aleksandri nuk është i pari nga familja e tij që është përndjekur për hir të besimit. Në vitin 1951, stërgjyshërit e tij ishin ndër gati 10.000 Dëshmitarët e Jehovait që u internuan në Siberi. Të dy prindërit e Aleksandrit lindën atje.

I çmojmë shumë shembujt e Aleksandrit, të familjes së tij dhe të të gjithë atyre që kanë mbajtur integritetin duke mbështetur sovranitetin e Jehovait.—1 Selanikasve 1:2, 3.