Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Shon Pajk, Aleksandër Rumjancev dhe Eduard Sviridov

6 NËNTOR 2023 | PËRDITËSUAR MË 26 DHJETOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Edhe pse në burg, ruajnë gëzimin

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Edhe pse në burg, ruajnë gëzimin

Më 22 dhjetor 2023, Gjykata Krahinore e Çerjomushkinskit dënoi vëllezërit Shon Pajk, Aleksandër Rumjancev dhe Eduard Sviridov. Shoni u dënua me 7 vjet burg. Aleksandri me 7 vjet e 6 muaj burg, një ndër dënimet më të gjata që kur vepra u ndalua në vitin 2017. Ndërsa Eduardi u dënua me 6 vjet e 6 muaj burg. Të tre vëllezërit ishin në paraburgim dhe do të vazhdojnë të kryejnë dënimin.

Të dhëna

Shembujt e Shonit, të Aleksandrit, të Eduardit dhe të familjeve të tyre na kujtojnë se «Jehovai është i mirë, një kala në ditë vuajtjesh. Ai u kushton vëmendje atyre që kërkojnë strehë tek ai».—Naumi 1:7.

Tabelë kronologjike

  1. 25 gusht 2021

    U kontrollojnë shtëpinë. Tre vëllezërit i arrestojnë

  2. 27 gusht 2021

    Shonin, Aleksandrin dhe Eduardin i transferojnë në një qendër paraburgimi

  3. 14 nëntor 2022

    Fillon procesi penal

a Nuk ishte e mundur të siguronim komente personale nga vëllai Pajk.