Kalo te përmbajtja

Vëlla Pavel Brilkovi

15 NËNTOR 2023 | PËRDITËSUAR MË 16 JANAR 2024
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Jam i vendosur të mbështetem te Jehovai»

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Jam i vendosur të mbështetem te Jehovai»

Më 15 janar 2024, Gjykata Krahinore Qendrore e Prokopjevskit shpalli fajtor vëlla Pavel Brilkovin dhe e dënoi me 2 vjet e 10 muaj punë të detyruar. a Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.

Të dhëna

Edhe pse na trishton fakti që motrat e vëllezërit tanë të shtrenjtë po përndiqen, jemi të vendosur ‘të presim me durim Perëndinë e shpëtimit tonë’, teksa shohim plot besim drejt bekimeve të së ardhmes.—Mikea 7:7.

Tabelë kronologjike

  1. 10 nëntor 2021

    U kontrollojnë shtëpinë. Pavelin dhe Verën i marrin në pyetje

  2. 30 maj 2022

    Ngrihet çështja penale

  3. 16 mars 2023

    I vendosin kufizime për udhëtimet

  4. 25 maj 2023

    Fillon procesi penal

a Personit që dënohet me punë të detyruar, autoritetet i caktojnë një punë dhe i konfiskojnë 5 deri në 20 për qind të pagës. Nëse autoritetet gjykojnë se personi nuk po bashkëpunon ose nuk po pranon të punojë, mund ta fusin në burg.