13 TETOR 2025
RUSI

Nga e majta në të djathtë, rreshti i parë: Vasili Bondarevi, Ivan Nikitini, Nikolai Kovadnevi dhe Radion Shitovi. Rreshti i mesit: Sergei Saçnevi, Svetlana Zharkovi, Marina Vojtko dhe Mihail Dorofejevi. Rreshti i fundit: Ulita Saçnevi dhe Irina Bondarevi

Me ndihmën e Jehovait qëndrojnë besnikë e ruajnë gëzimin

Me ndihmën e Jehovait qëndrojnë besnikë e ruajnë gëzimin

Më 1 tetor 2025, Gjykata Krahinore e Komsomolskut në Territorin e Habarovskut shpalli fajtorë Vasili Bondarevin, Irina Bondarevin, Mihail Dorofejevin, Nikolai Kovadnevin, Ivan Nikitinin, Sergei Saçnevin, Ulita Saçnevin, Radion Shitovin, Marina Vojtkon dhe Svetlana Zharkovin. Mihailin, Nikolain dhe Radionin e dënoi secilin me 6 vjet vënie në provë. Vasilin, Irinën, Ivanin, Sergein, Ulitën, Marinën dhe Svetlanën e dënoi secilin me 2 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u kërkohet të futen në burg.

Të dhëna

Jemi pranë vëllezërve e motrave që po hasin përndjekje. Nga ana tjetër jemi të kënaqur që vazhdojnë t’i japin lavdi Jehovait nëpërmjet besimit të tyre të jashtëzakonshëm.—1 Korintasve 12:25, 26.