Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksandër Lubini me të shoqen, Tatjanën

5 SHKURT 2024
RUSI

«Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait»

«Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait»

Së shpejti, Gjykata Krahinore e Shadrinskit në Rajonin e Kurganit do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Aleksandër Lubinit. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për të.

Të dhëna

S’kemi dyshim se, ashtu si Aleksandri, kur kemi Jehovain pranë, do të përballojmë me sukses çdo situatë, madje edhe kur jemi shumë të brengosur.—Isaia 38:14.

Tabelë kronologjike

  1. 13 korrik 2021

    Ngrihet çështja penale

  2. 14 korrik 2021

    Autoritetet kontrollojnë 8 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait. Aleksandrin e arrestojnë, e marrin në pyetje dhe e fusin në një burg të përkohshëm

  3. 16 korrik 2021

    E transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 19 korrik 2021

    Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të Aleksandrit, avokatët e tij apelojnë pranë gjykatës

  5. 28 gusht 2021

    Pas një kërkese nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga aktivistë të të drejtave të njeriut, Aleksandrin e lirojnë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet

  6. 14 korrik 2023

    Fillon procesi penal

  7. 7 shtator 2023

    Seanca gjyqësore shtyhet për shkak se Aleksandri shtrohet në spital