6 NËNTOR 2025
LAJME NDËRKOMBËTARE

Uragani Melisa bëri kërdinë në disa ishuj të Karaibeve gjatë tetorit 2025. Fotografia e vogël: pamje satelitore e uraganit të kategorisë 5 pak para se të godiste Xhamajkën

Uragani Melisa shkakton dëme të mëdha në shumë ishuj të Karaibeve

Uragani Melisa shkakton dëme të mëdha në shumë ishuj të Karaibeve

Më 21 tetor 2025, në qendër të detit të Karaibeve u formua stuhia tropikale Melisa. Stuhia u shndërrua me shpejtësi në një uragan të fuqishëm të kategorisë 5. Gjatë ditëve në vijim, uragani Melisa shkaktoi dëme katastrofike në disa ishuj të Karaibeve.

Xhamajkë: Më 28 tetor, uragani Melisa goditi Xhamajkën me erëra të fuqishme 297 kilometra në orë. Kjo ishte hera e parë që një uragan i kategorisë 5 godet direkt Xhamajkën. Për njëfarë kohe, të paktën 75 për qind e ishullit mbeti pa energji elektrike. Veç kësaj, shira të rrëmbyera shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu që detyruan rreth 125.000 banorë të evakuoheshin.

Kubë: Më 29 tetor, stuhia goditi bregun lindor të Kubës si uragan i kategorisë 3. Përveçse u shoqërua me erëra që shkonin deri në 195 kilometra në orë, Melisa përmbyti edhe disa zona të ishullit me deri në 38 centimetra shi. Si pasojë u dëmtuan rëndë shtëpi e rrugë. Për këtë arsye, mbi 700.000 veta u larguan nga shtëpitë e tyre.

Republika Domenikane dhe Haiti: Duke filluar nga data 29 tetor, edhe Republika Domenikane filloi të ndiente pasojat e uraganit Melisa. Autoritetet raportuan se lumenjtë dolën nga shtrati dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në disa pjesë të vendit. Edhe në Haiti, burimet zyrtare raportuan se përmbytjet e mëdha në jug dhe në perëndim të vendit detyruan mbi 16.000 veta të iknin drejt zonave më të sigurta.

Pastaj stuhia mori drejt veriut si uragan i kategorisë 1 dhe përshkoi ishujt Bahama dhe Turks e Kajkos, ku shkaktoi përmbytje e mungesë të energjisë elektrike në disa zona, duke vazhduar më pas drejt Bermudeve. Anekënd Karaibeve, qindra mijë veta janë evakuar. Përveç mijëra të plagosurve, autoritetet raportojnë edhe se të paktën 80 veta kanë humbur jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

Nga e majta në të djathtë: shtëpia e dëmtuar rëndë e një Dëshmitari në Santiago-de-Kuba, Kubë; një vëlla po ndihmon për të pastruar shtëpinë e një familjeje Dëshmitarësh pas rrëshqitjeve të dheut në Petit-Guav, Haiti; Një Sallë Mbretërie e shkatërruar nga uragani Melisa në Blufielldz, Xhamajkë

Ishujt Bahama, Bermude dhe Turks e Kajkos

  •  Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur

  •  3 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  •  Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar ose shkatërruar

Kubë

  •  Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën

  •  4 lajmëtarë janë lënduar

  •  439 lajmëtarë janë evakuar

  •  32 shtëpi janë shkatërruar

  •  194 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

  •  351 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  •  2 Salla Asamblesh kanë pësuar dëme të mëdha

  •  2 Salla Asamblesh kanë pësuar dëme të vogla

  •  3 Salla Mbretërie janë shkatërruar

  •  7 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha

  •  13 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

Republika Domenikane

  •  Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur

  •  1 lajmëtar është evakuar

  •  1 shtëpi ka pësuar dëme të vogla

  •  Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar ose shkatërruar

Haiti

  •  Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur

  •  18 lajmëtarë janë evakuar

  •  1 shtëpi ka pësuar dëme të mëdha

  •  7 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  •  Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar ose shkatërruar

Xhamajkë

  •  Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën

  •  10 lajmëtarë janë lënduar

  •  221 lajmëtarë janë evakuar

  •  47 shtëpi janë shkatërruar

  •  262 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

  •  346 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  •  1 Sallë Asamblesh ka pësuar dëme të mëdha

  •  1 Sallë Mbretërie është shkatërruar

  •  7 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha

  •  13 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  •  Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike atyre që janë prekur nga uragani

  •  Janë ngritur 4 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës në zonat e prekura

Na trishton thellë fakti që ky uragan kaq i fuqishëm ka shkaktuar tërë këto dëme dhe ka marrë jetë njerëzish. Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u japë ngushëllim e mençuri atyre që janë prekur nga uragani Melisa, të sigurt se, së shpejti, Ai do t’u sigurojë ‘një vend paqësor dhe vende të qeta’ tërë besnikëve të tij.—Isaia 32:18.