Kalo te përmbajtja

Majtas: vëllai Juri Gerashçenko dhe e shoqja, Irina. Djathtas: vëllai Sergei Parfenoviç dhe e shoqja, Marina

9 JANAR 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE

Të vendosur që të mbështeten te Jehovai

Të vendosur që të mbështeten te Jehovai

Së shpejti, Gjykata Krahinore e Krasnogvardejskit në Republikën e Krimesë do të shpallë vendimin për çështjen e vëllezërve Juri Gerashçenko dhe Sergei Parfenoviç. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.

Të dhëna

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të mbështetë Jurin dhe Sergein, si edhe të gjithë ata që mbajnë integritetin, dhe ‘t’i fshehë nën hijen e krahëve të tij’.—Psalmi 17:7, 8.

Tabelë kronologjike

  1. 19 shtator 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Sergeit

  2. 28 shtator 2022

    Shtëpia e Sergeit është ndër 8 shtëpitë që u kontrolluan nga policët e FSB-së. Sergein e futin në një burg të përkohshëm

  3. 30 shtator 2022

    Sergein e futin në një qendër paraburgimi

  4. 15 nëntor 2022

    Sergein e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  5. 22 mars 2023

    Ngrihet çështja penale kundër Jurit. E arrestojnë, e marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm

  6. 24 mars 2023

    Jurin e lirojnë dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  7. 12 korrik 2023

    Sergein dhe Jurin i lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe u vendosin kufizime për udhëtimet

  8. 28 korrik 2023

    Fillon procesi penal. Prokuroria akuzon Sergein dhe Jurin se vazhdojnë «të përfshihen në aktivitete kriminale dhe të kërcënojnë dëshmitarët e çështjes». Pavarësisht nga mungesa e provave, gjykatësi i fut në arrest shtëpie për herë të dytë