Kalo te përmbajtja

6 SHKURT 2024
KUBË

Prezantohen librat e Mateut dhe të Markut në gjuhën kubane të shenjave

Prezantohen librat e Mateut dhe të Markut në gjuhën kubane të shenjave

Më 20 janar 2024, u prezantuan në gjuhën kubane të shenjave librat e Mateut dhe të Markut, gjatë një programi special që u mbajt në Sallën e Asambleve në Guanabakoa, në Havanë, Kubë. Të 2 librat u vunë menjëherë në dispozicion për shkarkim në jw.org.

Përllogaritet se në Kubë janë 53.000 njerëz që nuk dëgjojnë. Në fillim të viteve 90, u bënë përpjekje të veçanta për t’u predikuar lajmin e mirë atyre që nuk dëgjojnë në Kubë. Botimet e para të bazuara në Bibël në gjuhën kubane të shenjave dolën në vitin 2011. Sot, 756 vëllezër e motra shërbejnë në 28 kongregacione dhe në 10 grupe të gjuhës së shenjave në vend.

Një motër ndihmon një vëlla që nuk dëgjon, për të shkarkuar në celular librat e Biblës që u prezantuan

Kjo është hera e parë që librat e Mateut dhe të Markut janë përkthyer në gjuhën kubane të shenjave. Një motër komentoi: «Mënyra si është përkthyer Marku 7:32-37, ku Jezui shëroi burrin që nuk dëgjonte, më bëri të ndihem sikur po e përjetoja vetë atë ngjarje. Më ka prekur thellë. Tani mund të imagjinoj edhe më mirë si do të jetë jeta në botën e re. Faleminderit!»

Gëzojmë bashkë me të gjithë ata që morën këtë dhuratë nga Jehovai, të sigurt se edhe shumë të tjerë që përdorin gjuhën kubane të shenjave do të mësojnë ta duan Jehovain ‘me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen’.—Marku 12:30.