18 SHTATOR 2019
KOREJA E JUGUT

Asnjanësia e krishterë në Korenë e Jugut—Histori besimi dhe guximi

Asnjanësia e krishterë në Korenë e Jugut—Histori besimi dhe guximi

Që nga viti 1953, në Kore janë burgosur vëllezër të rinj ngaqë nuk kanë pranuar të kryejnë shërbimin ushtarak. Më shumë se 19.000 vëllezër që s’kanë bërë kompromis me besimin e tyre, kanë kaluar 36.000 vjet në burg. Gjithsesi, më 28 shkurt 2019 u liruan edhe vëllezërit e fundit që ishin në burg. Çfarë ndodhi që u mor ky vendim historik? Le të shohim historinë e besimit të fortë dhe të guximit të jashtëzakonshëm të vëllezërve koreanë.