Kalo te përmbajtja

Stadiumi Saxhik i Busanit, një nga ambientet ku u mbajt Kongresi Rajonal i vitit 2019 «Dashuria nuk shuhet kurrë!»

26 MAJ 2020
KOREJA E JUGUT

Mirëpritet vendimi i Dëshmitarëve të Jehovait në Korenë e Jugut për transmetimin online të eventeve

Mirëpritet vendimi i Dëshmitarëve të Jehovait në Korenë e Jugut për transmetimin online të eventeve

Në Korenë e Jugut, përgjegjës të vendit të kongresit kanë lavdëruar organizatën tonë që ka planifikuar ta zhvillojë online kongresin 2020 dhe jo në stadiume të mëdha. Ata e vlerësojnë që po veprojmë në interes të shëndetit publik pa prishur programin tonë të arsimimit nga Bibla. Të gjitha parapagesat për vendet e kongreseve janë kthyer.

Përgjegjësi i një godine të qytetit të Seulit tha: «Si gjithmonë, Dëshmitarët e Jehovait kanë marrë një vendim të mençur. Jemi dashamirës të Dëshmitarëve. Si pjesëtar i komunitetit të qytetit, pyes veten në ka fe tjetër që bën kaq të mira për komunitetin.» Në lidhje me këtë, shton: «Dëshmitarët e Jehovait vënë interesat e të tjerëve në radhë të parë. Na vjen keq që nuk do ta mbajnë eventin e tyre në godinat tona sivjet. Megjithatë shpresojmë të kemi bashkëpunime të tjera në të ardhmen.»

Në Suuon, një përgjegjës i një godine komentoi: «Gjithnjë i kam vlerësuar Dëshmitarët e Jehovait. Kanë 35 vjet që e përdorin këtë ndërtesë dhe gjithnjë kanë treguar respekt sikur të ishte e tyrja. Por sot i vlerësoj edhe më shumë për iniciativën që të përkrahin vendimin e qeverisë për parandalimin e COVID-19. Më bëjnë përshtypje sa konsideratë tregojnë. Mezi pres t’i shoh këtu vitin që vjen.»

Një zyrtar i aeroportit afër vendit ku u mbajt kongresi, tha: «Në vitin 2018 dhe 2019 pamë sa të rregullt janë [Dëshmitarët e Jehovait] dhe sa të gatshëm janë të bashkëpunojnë me kërkesat tona. Duket se vendimin për të anuluar eventin e tyre këtë vit, e kanë marrë nga meraku që kanë për të tjerët, dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje.» Ai shtoi: «Sa mirë do të ishte sikur të gjithë njerëzit të ishin si Dëshmitarët!»

Si Dëshmitarë të Jehovait jemi mirënjohës që Jehovai na ka mësuar t’u tregojmë dashuri të tjerëve dhe që kjo dashuri dallohet qartë në këto kohë të vështira.—Mateu 22:39.