Kalo te përmbajtja

17 JANAR 2020
KOREJA E JUGUT

Koreja e Jugut jep amnisti të veçantë për ata që refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Koreja e Jugut jep amnisti të veçantë për ata që refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Më 31 dhjetor 2019, qeveria e Koresë së Jugut njoftoi se 1.879 Dëshmitarët që kishin refuzuar ushtrinë për shkak të ndërgjegjes e që ishin liruar nga burgu kohët e fundit, do të përfitonin nga një amnisti e veçantë. Qeveria do t’u heqë çdo kufizim që kishin, pavarësisht se nuk do t’ua fshijë dosjen penale. Kjo amnisti e veçantë vjen si rezultat i vendimit të 2018-s që morën Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, sipas të cilit refuzimi i shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes është një e drejtë, jo krim.

Në Kore, kur dikush përfundon dënimin me burg, qeveria i vendos disa kufizime për pesë vitet pasuese. Dhe, meqë ata që refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes kanë precedent penal, qeveria u kishte vënë kufizime edhe vëllezërve tanë. Si pasojë, vëllezërit nuk hynin dot në provime për të marrë licensa shtetërore ose nuk mund të aplikonin për disa vende pune.

Vëllai Hong Dae Il, nga Zyra e Informacionit për Publikun në Korenë e Jugut, thotë: «I jemi mirënjohës qeverisë që hoqi këto kufizime. Kuptohet se ata që janë burgosur për shkak të bindjeve fetare nuk duhen konsideruar kriminelë. Me këtë vendim qeveria bëri një hap pozitiv për ta pranuar këtë realitet.»

Teksa presim me padurim zhvillime të tjera pozitive në Korenë e Jugut, lëvdojmë dhe nderojmë Jehovain, Ligjdhënësin më të madh.—Zbulesa 4:11.