Kalo te përmbajtja

Koreja e Jugut

 

2018-09-10

KOREJA E JUGUT

Teksa afrohet seanca e Gjykatës së Lartë, rritet optimizmi për një individ që refuzon ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Më 30 gusht 2018, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut, do të mbajë një seancë publike ku do të shqyrtojë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese që të sigurohet një alternativë për ata që refuzojnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.

2018-07-20

KOREJA E JUGUT

Vihet në vend drejtësia: Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut merr vendimin e shumëpritur

Me anë të një vendimi historik, Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar qeverinë e Koresë së Jugut ta rishikojë Ligjin për Shërbimin Ushtarak deri në fund të 2019-s, që të përfshijë shërbimin alternativ.

2018-05-09

KOREJA E JUGUT

Stenda me literaturë biblike në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2018

Dëshmitarët e Jehovait në Kore morën pjesë në një fushatë speciale dhe u ofruan botime biblike falas vizitorëve nga tërë bota, që erdhën në Lojërat Dimërore 2018.

2018-03-06

KOREJA E JUGUT

Në Korenë e Jugut shtohen gjykatat që kërkojnë të zgjidhet çështja e refuzimit të ushtrisë për shkak të ndërgjegjes

Në vend që t’i burgosin ata që refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes, gjykatësit në Korenë e Jugut po kërkojnë shërbim alternativ.

2018-03-02

KOREJA E JUGUT

Dëshmitarët në Korenë e Jugut—Peticion presidentit

Dëshmitarët po presin teksa zyrtarët rishqyrtojnë praktikën dhjetëravjeçare të qeverisë për çështjen e refuzimit të shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje.

2017-09-20

KOREJA E JUGUT

Në Korenë e Jugut rritet përkrahja e së drejtës për të refuzuar ushtrinë për arsye ndërgjegjeje

Ndonëse Gjykata Kushtetuese s’ka marrë ende një vendim e as është miratuar një ligj i ri, Koreja e Jugut po bën hapa drejt shërbimit alternativ.

2017-06-26

KOREJA E JUGUT

Gjykata e Koresë së Jugut merr parasysh të drejtat e njeriut të atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje

Gjykata vendosi që Zyra Administrative e Rekrutimit Ushtarak të pezullojë publikimin e të dhënave personale në sitin e saj zyrtar të atyre që refuzojnë ushtrinë për arsye ndërgjegjeje.

2017-03-31

KOREJA E JUGUT

Koreja e Jugut trajton padrejtësisht të riun Dong-hyuk Shin

Z. Shin po i shkelet e drejta e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë duke u ndëshkuar padrejtësisht dhe vazhdimisht ngaqë s’merr pjesë në stërvitjen si rezervist për shkak të ndërgjegjes.