25 QERSHOR 2019
GJERMANI

Berlin, Gjermani—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

Berlin, Gjermani—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
  • Datat: 14-16 qershor 2019

  • Vendi: Stadiumi Olimpik, Berlin, Gjermani

  • Gjuhët: angleze, gjermane, ruse

  • Maksimumi i të pranishmëve: 37.115

  • Numri i të pagëzuarve: 255

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.000

  • Degët e ftuara: Brazil, Britani, Ekuador, Finlandë, Greqi, Kanada, Poloni, Skandinavi, Slloveni, Shtetet e Bashkuara

  • Komente pozitive: Delegatët vizituan muzeun e famshëm të Pergamonit në Berlin, si pjesë e veprimtarive para dhe pas kongresit. Një rojë tha për vëllezërit që vizituan muzeun: «Shumë njerëz ndihen të pashpresë ngaqë nuk kanë besim. Megjithatë, duket qartë se ju keni besim dhe e doni njëri-tjetrin.» Një rojë tjetër u shpreh: «Koha fluturon kur kemi vizitorë si ju, prandaj jam i kënaqur të punoj jashtë orarit.»

 

Vëllezër dhe motra vendës mirëpresin delegatët në aeroport

Vëllezër e motra jashtë stadiumit ku u mbajt kongresi

Delegatë duke bërë foto; disa me veshje tradicionale

Vëlla Samuel Hërdi, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të shtunën

Delegatë që po e ndjekin programin në anglisht dhe po marrin shënime. Dy motra dëgjojnë programin në gjuhën e tyre me kufje

Vëllezër e motra duke parë pagëzimin të shtunën

Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera përshëndetin auditorin në fund të kongresit

Stadiumi Olimpik i Berlinit ditën e parë të kongresit. Ky stadium u ndërtua më 1936 dhe u përdor edhe më 1990 për kongresin ndërkombëtar historik të Berlinit, pasi ra Muri i Berlinit

Delegatë te stendat përballë Portës së famshme të Brandenburgut, në qendër të Berlinit

Delegatë në Oborrin e Kolonadës, pranë muzeut të Pergamonit

Duke duartrokitur në fund të një shfaqjeje