6 TETOR 2025
FILIPINE
Shtëpia e një motre në Gahit, Kataingan, qyteti i Mazbatit, pasi u dëmtua keq nga erërat e fuqishme të tajfunit Bualoi
Tajfuni Bualoi shkakton dëme masive në Filipine
Më 25 shtator 2025, tajfuni Bualoi a në Filipine goditi pjesën lindore të ishullit Samar. Stuhia goditi zonën me reshje të mëdha dhe me erëra që arritën shpejtësinë prej 165 kilometrash në orë. Këto shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të mëdha të shtëpive dhe të rrugëve në shumë komunitete. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 2,1 milionë veta janë prekur. Mjerisht, 13 veta kanë vdekur.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë nga motrat e vëllezërit tanë nuk është vrarë ose dëmtuar
142 lajmëtarë janë evakuar
53 shtëpi janë shkatërruar
104 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha
187 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie ka pësuar dëme të mëdha
7 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po i ngushëllojnë e po u japin zemër nga Shkrimet vëllezërve e motrave, si dhe po u sigurojnë ndihmë praktike të prekurve nga stuhia
Janë ngritur 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të forcojë motrat e vëllezërit tanë në Filipine që janë prekur nga katastrofa.—Filipianëve 4:13.
a Në Filipine, kjo stuhi quhet Opong.

