9 TETOR 2025
FILIPINE
Shtëpitë e dëmtuara të vëllezërve në San-Remixho, Sebu, Filipine
Një tërmet i fortë godet Filipinet
Më 30 shtator 2025, një tërmet 6,9 ballësh ka goditur qytetin bregdetar të Bogos, në veri të Filipineve, provinca e Sebusë. Tërmeti erdhi pak ditë pas një tajfuni që shkaktoi dëme të mëdha në pjesën lindore të vendit. Ky tërmet i fuqishëm dëmtoi ose shkatërroi shumë shtëpi, rrugë dhe goxha familje mbetën pa energji elektrike. Autoritetet raportuan se mbi 100.000 banorë u prekën nga tërmeti, përfshirë më shumë se 20.000 veta të cilët u shpërngulën nga shtëpitë e tyre. Afërsisht 500 veta janë lënduar dhe të paktën 72 veta kanë humbur jetën.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Nuk ka humbur jetën asnjë motër a vëlla
4 lajmëtarë janë lënduar
154 lajmëtarë janë evakuar
18 shtëpi janë shkatërruar
24 shtëpi pësuan dëme të mëdha
98 shtëpi pësuan dëme të vogla
7 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike vëllezërve e motrave të prekur nga tërmeti
Është ngritur një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Lutemi që Jehovai të vazhdojë të jetë «streha dhe kalaja» e motrave dhe e vëllezërve tanë të dashur në Filipine, ndërsa përballen me pasojat e këtyre katastrofave natyrore.—Psalmi 91:2.

