Më 30 qershor 2016 forcat e rendit në Turkmenistan arrestuan Mansur Mesharipofin në parkun e qytetit të Ashkabadit. Policia e kishte gjurmuar që nga vera e vitit 2014 për shkak të veprimtarive fetare si Dëshmitar i Jehovait. Z. Mesharipof, 32 vjeç, u akuza se kishte sulmuar një polic, por në të vërtetë policët kishin ushtruar dhunë mbi të. Më parë z. Mesharipof e kanë rrahur, madje e kanë torturuar, për shkak të veprimtarive të tij fetare paqësore. Më 18 gusht 2016 një gjykatë turkmene e dënoi me një vit në një burg me kushte normale. Z. Mesharipof e ka apeluar dënimin.