Rigjykimi i 16 Dëshmitarëve të Jehovait në Taganrog, Rusi, që filloi në janar të 2015-s, ka hyrë në muajin e tij të gjashtë. Dëshmitarët rrezikojnë të burgosen dhe të gjobiten thjesht ngaqë praktikojnë besimin e tyre.

Gjyqi filloi më 13 maj 2013, pasi ndaj tyre u ngritën akuza të pavërtetuara për aktivitete ekstremiste. Shtatë Dëshmitarë gjykata i gjobiti, kurse katër prej tyre u dha dënime të gjata me burg, por gjykatësi i pezulloi këto dënime. Më 12 dhjetor 2014, gjykata e apelit urdhëroi një rigjykim të çështjes me kërkesë të prokurorit. Dëshmitarët e Jehovait presin që vendimi i ri të merret nga fundi i qershorit.