Më 14 korrik 2015 autoritetet doganore ruse ndërmorën një hap të paprecedent kundër Dëshmitarëve të Jehovait, duke ua mohuar importimin e Biblës Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën ruse, botuar nga Dëshmitarët. Që nga marsi 2015, autoritetet ruse kanë ndaluar të gjitha dërgesat e botimeve fetare të Dëshmitarëve, megjithëse në asnjë nga këto dërgesa nuk kishte literaturë të përfshirë në Listën Federale të Materialeve Ekstremiste të Rusisë. Bllokimi i dërgesave të literaturës bashkë me ndalimin e sitit të tyre zyrtar www.jw.org kohët e fundit, do të thonë se tani në vend ndalohet të hyjë çfarëdo materiali fetar prodhuar nga Dëshmitarët e Jehovait, qoftë në formë të shtypur, qoftë në formatin elektronik.