Rigjykimit të 16 Dëshmitarëve të Jehovait në Taganrog po i afrohet fundi. Dëshmitarët kanë më se dy vjet që paraqiten në gjykatë—të shpallur kriminelë thjesht se praktikojnë besimin e tyre. Disa rrezikojnë burgim dhe gjoba të rënda. Si ka ndikuar te Dëshmitarët ky proces i stërzgjatur? Çfarë vihet në rrezik nëse ata dënohen?