Dëshmitarët e Jehovait kryejnë veprën e tyre në Ruandë që nga viti 1970. Njohjen ligjore e morën më 1992, të cilën qeveria e konfirmoi në vitin 2002. Dëshmitarët njihen në vend për asnjanësinë politike dhe në përgjithësi janë të lirë të ushtrojnë besimin e tyre fetar. Nuk kanë marrë pjesë në mizoritë e gjenocidit të vitit 1994, madje rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët. Gjithsesi, disa i diskriminojnë Dëshmitarët pasi, edhe sot e kësaj dite, mbajnë të njëjtën asnjanësi politike.

Disa autoritete të shkollave i përjashtojnë fëmijët Dëshmitarë, ngaqë refuzojnë të marrin pjesë në ceremonitë patriotike ose fetare që zhvillohen në shkollë. * Gjithashtu, qeveria kërkon që mësuesit të shkojnë në seminare ku përfshihet stërvitja ushtarake dhe këndimi i himnit kombëtar. Prandaj qindra mësues Dëshmitarë kanë humbur vendin e punës. Më 2010, qeveria e Ruandës kërkoi që të gjithë punonjësit e shtetit të merrnin pjesë në një ceremoni betimi që kishte lidhje me flamurin. Si pasojë, shumë Dëshmitarë të Jehovait që punonin në shtet humbën punën.

Edhe pse hasin këto vështirësi, Dëshmitarët e Jehovait në Ruandë janë mirënjohës për atë liri fetare që gëzojnë. Shpresojnë që, me kalimin e kohës, zyrtarët e Ruandës ta pranojnë se asnjanësia politike e Dëshmitarëve nuk përbën asnjë kërcënim për qeverinë.

^ par. 3 Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë pjesëmarrjen në ceremonitë patriotike si akt fetar dhe si shkelje të urdhrit të Perëndisë për të adhuruar vetëm Atë. Ndonëse nuk marrin pjesë në ceremoni të tilla, e respektojnë të drejtën e të tjerëve për të marrë pjesë.