Më 28 janar 2016 Irina Zaharçenko dhe Valida Jabrajilova u lanë të lira, pas 11 muajsh në burg. Gjykatësi Akram Gahramanovi i shpalli fajtore dhe i gjobiti me një shumë të madhe prej thuajse 4 mijë eurosh vetëm sepse kishin dhënë një broshurë fetare. Më pas ua anuloi gjobat meqë ato kishin qenë në burg që nga 17 shkurti i 2015-s. Ky vendim shpërfill tërësisht vendimin e OKB-së që urdhëronte Azerbajxhanin t’i dëmshpërblente gratë për burgimin e padrejtë.

Edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore, znj. Zaharçenko dhe znj. Jabrajilova ndihen shumë të lehtësuara që s’janë më në burg. Tani janë në shtëpi dhe po marrin veten bashkë me familjet e tyre.