Më 4 korrik 2015, Gjykata e Krahinës Sabail e zgjati edhe dy muaj të tjerë periudhën e paraburgimit për dy Dëshmitare të Jehovait. Si pasojë, lirimi i Irina Zaharçenkos dhe Valida Jabrajilovës është shtyrë më 17 shtator 2015. Hetuesit pohojnë se ky burgim është i nevojshëm meqë po përgatitin çështjen për gjyq.

Ministria e Sigurisë Kombëtare (MSK) i burgosi padrejtësisht gratë më 17 shkurt 2015, ngaqë po u flitnin fqinjëve për mesazhin e Biblës. Ndërkohë, MSK-ja vazhdon të marrë në pyetje Dëshmitarë të tjerë për këtë çështje, disa prej të cilëve herë pas here.