Kalo te përmbajtja

Informacione që mund të shkarkohen

 

Kush janë Dëshmitarët e Jehovait?

Informacione për Dëshmitarët e Jehovait në Evropë, si edhe një shpjegim i shkurtër i bindjeve të tyre kryesore.

Dobitë që sjellin botimet e Dëshmitarëve të Jehovait

Literatura fetare e Dëshmitarëve të Jehovait ndihmon të kuptojmë Biblën dhe dobitë e saj.

Dëshmitarët e Jehovait dhe komuniteti

Dëshmitarët e Jehovait janë të integruar në shoqëri, të vëmendshëm ndaj nevojave të komunitetit ku jetojnë dhe e respektojnë të drejtën e të tjerëve për të pasur bindjet e tyre.

Dëshmitarët e Jehovait dhe vepra e tyre e predikimit

Dëshmitarët e Jehovait e çmojnë shumë të drejtën e lirisë së shprehjes. Ata e ushtrojnë këtë të drejtë duke u dhënë të tjerëve mesazhin e lajmit të mirë të Biblës.

Jeta familjare

Dëshmitarët e Jehovait e çmojnë jashtë mase jetën familjare dhe përpiqen fort të zbatojnë parimet biblike në dobi të familjes. Ata e vlerësojnë të drejtën për t’ua mësuar fëmijëve bindjet e tyre fetare.

Pyetje që bëhen më shpesh

Përgjigje për dhjetë pyetjet që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait.

Kujdesi mjekësor

Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë trajtim mjekësor pa gjak për nevojat e tyre shëndetësore. Në bazë të së drejtës për të vendosur vetë për trupin e tyre, ata zgjedhin trajtimin më të mirë mjekësor për veten dhe fëmijët e tyre.

Refuzimi i shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes

Ligjet ndërkombëtare e njohin si të drejtë themelore refuzimin e shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Dëshmitarët e Jehovait u janë mirënjohës qeverive kur ato e respektojnë qëndrimin e tyre asnjanës në politikë, duke siguruar një shërbim civil alternativ ose duke i përjashtuar nga shërbimi ushtarak.

Asnjanësia politike

Dëshmitarët e Jehovait janë qytetarë që u binden ligjeve dhe u nënshtrohen autoriteteve qeveritare, e që në të njëjtën kohë qëndrojnë asnjanës në çështjet politike.

Njohje ligjore në Bashkimin Evropian

Informacione rreth statusit ligjor të Dëshmitarëve të Jehovait në vendet e Bashkimit Evropian.

Mblidhen së bashku për të adhuruar

Dëshmitarët e Jehovait e vlerësojnë të drejtën për t’u mbledhur e për t’u organizuar lirisht. Në shërbesat e tyre fetare mësohet Bibla dhe ato janë të hapura për publikun.

«Dëshmitarët e Jehovait në Moskë kundër Rusisë»

Përmbledhje e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në favor të komunitetit të Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë.

Pikëpamja e Dëshmitarëve të Jehovait e bazuar në Shkrime për mbrojtjen e fëmijëve

Dëshmitarët e Jehovait merakosen jashtë mase për mirëqenien e fëmijëve. Ky dokument përmban përgjigjen e Dëshmitarëve të Jehovait ndaj akuzave për abuzimin me fëmijët.