Të hënën, më 14 nëntor 2016, menjëherë pas mesnate, një tërmet 7,8 ballë i shkallës Rihter goditi jugun e Zelandës së Re. Sipas lajmeve të para, pati dy viktima. Tërmeti u pasua nga qindra lëkundje të tjera, disa prej të cilave arritën në 6 ballë a më shumë. U rrëzuan ndërtesa, u shkëputën linja elektrike dhe të telekomunikacionit, si edhe u dëmtuan rrugë automobilistike e hekurudhore, tubacione uji të pijshëm dhe të ujërave të zeza.

Sipas të dhënave të para nga pleqtë e kongregacioneve në Zelandën e Re dhe nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Australi, asnjë nga bashkëbesimtarët nuk ka vdekur e as është plagosur. Për t’u ardhur në ndihmë të prekurve, Dëshmitarët kanë organizuar një komitet ndihme në rast katastrofash në qytetin Krajstçërç, afro 91 kilometra në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit. Ndonëse shtëpitë dhe vendet e adhurimit të Dëshmitarëve kanë pësuar vetëm dëmtime të vogla, ky komitet po përpiqet t’u japë ndihmën e parë të prekurve si nga ana materiale, ashtu edhe nga ana emocionale.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait po ndjek nga afër situatën nga selia botërore në Nju-Jork. Ata do të autorizojnë komitetin e dhënies së ndihmave që, sipas nevojës, të përdorë nga fondet e dhuruara për veprën e tyre botërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Australia dhe Zelanda e Re: Rodni Spinksi, 61-2-9829-5600