NJU-JORK—Më 3 gusht 2016 Dëshmitarët e Jehovait finalizuan shitjen e godinave të ish-selisë së tyre botërore në 25/30 Columbia Heights në Bruklin, Nju-Jork. Shitja e pronës, kompanive ortake Kushner dhe LIVWRK, përfaqëson një nga hapat më të rëndësishëm në transferimin e selisë botërore të Dëshmitarëve në godinat e reja, të ndërtuara për të plotësuar nevojat e tyre, në Uoruik, Nju-Jork.

Prona, me sipërfaqe mbi 68 mijë metra katrorë, zë gati dy blloqe banimi dhe ndodhet në një pozicion strategjik midis tri lagjeve historike Brooklyn Heights, Fulton Ferry dhe Dumbo. Gjithashtu, kontrata e shitjes përfshin edhe tri ndërtesa që lidhen me 25/30 Columbia Heights: 50 Columbia Heights, 58 Columbia Heights dhe 55 Furman Street. Të gjitha ndërtesat ekzistonin para se të ndërtohej ura e Bruklinit.

50 Columbia Heights dhe 58 Columbia Heights

55 Furman Street

Më parë ndërtesa 25/30 Columbia Heights ishte pronë e kompanisë farmaceutike E.R. Squibb & Sons, tani pjesë e Bristol-Myers Squibb. Tabela që tregon orën dhe temperaturën në çatinë e 30 Columbia Heights, për dekada ka rënë në sy në horizontin e Bruklinit, dhe tabela që më parë shkruante «Squibb» u zëvendësua me «Watchtower» kur Dëshmitarët blenë ndërtesën më 1969. Riçard Devajni, një zëdhënës i Dëshmitarëve, shpjegon qëllimin fillestar të blerjes: «Na duhej më shumë hapësirë për punën që shtohej me të shpejtë dhe donim t’i mblidhnim në një vend zyrat, sepse në atë kohë ishin të shpërndara nëpër ndërtesa të ndryshme në Bruklin.»

David A. Semoniani, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore, pohon: «25/30 Columbia Heights do të mbetet gjithmonë pjesë e trashëgimisë sonë dhe e historisë së pasur të Bruklinit.»

Zëdhënësi për mediat:

David A. Semonian, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000