Të martën, më 7 nëntor, Dëshmitarët e Jehovait finalizuan shitjen e godinës në 74 Adams Street, që ndodhet në lagjen historike Dumbo, në Bruklin, Nju-Jork. Ajo është një nga ndërtesat e tyre të fundit në lagjen Dumbo.

Dëshmitarët e blenë godinën në vitin 1975 dhe në vitin 1976 ndërtuan një ofiçinë për automjetet e tyre të shumta. Ata e zgjeruan godinën në vitin 1990 dhe pothuajse i dyfishuan përmasat e saj. Godina aktuale është 2.236 metra katrorë dhe mund të zgjerohet deri në 13.462 metra katrorë. Kjo pronë është miratuar për ndërtime multifunksionale, ku përfshihen godina banimi, parking, dyqane dhe objekte tregtare.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000