Gjatë shkurtit 2018, shirat e rrëmbyer bashkë me borën e shkrirë sollën përmbytje në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara. Mes shumë të prekurve nga kjo katastrofë janë edhe vëllezërit e motrat në disa zona të Ilinoisit, të Indianës, të Kentakit, të Miçiganit, të Ohajos dhe të Tenesit.

Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se 20 lajmëtarë nga tetë qarqe të ndryshme janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Mjerisht, një motër në Indianë humbi jetën në këtë katastrofë. Ndërsa 57 shtëpi të vëllezërve janë dëmtuar.

Mbikëqyrësit qarkorë në këto zona po u japin zemër të gjithë lajmëtarëve të prekur. Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit dhe motrat e prekur nga kjo katastrofë, të sigurt se Jehovai do t’i lehtësojë nga çdo ankth.—1 Pjetrit 5:7.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000