NJU-JORK—Më 20-22 qershor dhe 27-29 qershor 2014, Dëshmitarët e Jehovait mbushën stadiumin MetLife East Rutherford, New Jersey, për serinë e kongreseve ndërkombëtare «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë!» Fundjavën e parë programi u mbajt në anglisht, kurse të dytën në spanjisht.

Duke pasur parasysh numrin total të të pranishmëve në të dyja rastet, mbi 118.000, këto dy ngjarje shënojnë kongresin më të madh të mbajtur nga Dëshmitarët në metropolin e Nju-Jorkut prej dekadash. Më shumë se 407.000 veta në qytete të tjera ndoqën disa pjesë të programit me anë të lidhjes me video, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm në më se 525.500.

Shumë pjesë të programit përmbanin demonstrime dhe video që tregonin si të zbatohen parimet biblike. Në fund të çdo dite të kongreseve u mbajt një fjalim nga një anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait. David Splane mbajti fjalime më 20-22 qershor, kurse Geoffrey Jackson më 27-29 qershor.

Në këto kongrese pati edhe të pagëzuar. U pagëzuan gjithsej 1.255 veta në këtë stadium dhe 2.930 të tjerë në qytetet që ishin lidhur me video, duke e çuar numrin total të të pagëzuarve në 4.185.

Delegatët e ftuar vinin nga Argjentina, Australia, Belizeja, Britania, Greqia, Guatemala, Gjermania, Hondurasi, Italia, Kili, Kosta-Rika, Malajzia, Meksika, Nikaragua, Panamaja, Peruja, Salvadori, Spanja dhe Venezuela.

J. R. Brown, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, pohon: «Kjo ngjarje na kujtoi kongresin historik që u mbajt në Nju-Jork më 1958. Në stadiumin Yankee dhe në ish-stadiumin Polo Grounds, ishin mbi 253.000 të pranishëm. Kongreset e sivjetshme në stadiumin MetLife do të mbeten pa dyshim ngjarje të shënuara në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000