NJU-JORK—Nga gushti deri në tetor 2015 ndërtimi i selisë së re botërore të Dëshmitarëve të Jehovait në Uoruik, Nju-Jork, arriti fazën më të vrullshme me 3.800 vullnetarë që ndihmonin me projektin çdo ditë.

Gjatë fazës më të vrullshme të ndërtimit, rreth 40 autobusë transportuan në kantier thuajse 3.800 vullnetarë çdo ditë.

U përdorën 8 salla ngrënieje të përkohshme për vaktet e vullnetarëve

Që kur nisën gërmimet në korrik 2013, më shumë se 18.000 Dëshmitarë kanë udhëtuar nga çdo shtet, madje edhe nga Alaska dhe Havai, që të punonin në këtë projekt. Çdo javë vinin 400-500 punëtorë, por numri arriti në mbi 700 gjatë fazës më të vrullshme të punës. Një pjesë e madhe e punëtorëve kanë shërbyer si vullnetarë në caktime që zgjatën 1-4 javë.

Riçard Devajni, drejtues i Komitetit të Dëshmitarëve për Projektin e Ndërtimit (KPN), shpjegon: «Duke pasur mijëra punëtorë çdo ditë, në kantiere mund të bëhej rrëmujë fare lehtë. Që puna të ishte e organizuar dhe e efektshme, u morën 400 punëtorë nga turni i ditës që të punonin nga ora 3 e pasdites deri në 2 të mëngjesit.» Ky turn i dytë zgjati nga maji në shtator.

Pamje e hyrjes kryesore të selisë së re botërore të Dëshmitarëve gjatë perëndimit

KPN-ja raporton se 2 nga 4 godinat e banimit do të përfundojnë në janar 2016 siç ishte planifikuar. Megjithatë, sipas z. Devajn, «falë shumë përpjekjeve të koordinuara, i gjithë projekti është 4 muaj para afatit». Godinat që kanë mbetur, ato të banimit, të mirëmbajtjes dhe zyrat, janë planifikuar të përfundojnë më 1 shtator 2016.

Pamje nga lart e selisë së re botërore që po ndërtohet

Zëdhënësi(t) për mediat:Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000