Deri më 2 nëntor 2012, është raportuar një i dëmtuar rëndë dhe asnjë i vdekur ndër Dëshmitarët. Dëmi në selinë botërore të Dëshmitarëve në Bruklin ishte relativisht i vogël. U dëmtuan rëndë 61 shtëpi Dëshmitarësh dhe rreth 12 Salla Mbretërie nga përmbytjet ose erërat e forta. Më tepër se 1.100 Dëshmitarë evakuan para se të fillonte stuhia. Llogaritjet e dëmeve vazhdojnë dhe Dëshmitarët vullnetarë po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për të plotësuar nevojat e bashkadhuruesve dhe të të prekurve të tjerë.

Zëdhënësi për mediat: J.R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000