NJU-JORK—Të enjten më 6 qershor 2013, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) i dha urdhër shtetit të Rusisë të dëmshpërblente znj. V. Zhukova dhe znj. Y. Avilkina me 5.000 euro secilën. Zyrtarët rusë kishin marrë kartelat mjekësore personale të znj. Zhukova dhe znj. Avilkina pa dijeninë e tyre. Gjykata vendosi se kjo ishte shkelje e së drejtës bazë për privatësi, të cilën e cilësoi si «një parim themelor» që garantohet nga Konventa Evropiane.

Ky vendim i Gjykatës u dha fund procedurave ligjore që zgjatën më shumë se pesë vjet. Në vitin 2007, një zëvendësprokuror i Shën-Pjetërburgut u dha urdhër institucioneve mjekësore të qytetit që të dërgonin në prokurori «çdo rast refuzimi nga Dëshmitarët e Jehovait për të marrë gjak ose përbërësit e tij». Këtë duhej ta bënin pa dijeninë ose miratimin e pacientëve. Prandaj, më 9 mars 2009, Dëshmitarët i paraqitën GJEDNJ-së një kërkesë për çështjen Avilkina dhe të tjerë kundër Rusisë. Në vendimin e dhënë, Gjykata e quajti këtë një veprim «shtypës» nga ana e Rusisë dhe theksoi se nuk ekzistonin «arsye të vlefshme ose të forta» për t’ua dhënë këto informacione personale nëpunësve shtetërorë.

Duke folur për rezultatin pozitiv të kësaj çështjeje, Grigory Martynov, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, thotë: «Ky vendim i Gjykatës do të ndihmojë tërë qytetarët rusë, si edhe gjithë vendet e Këshillit të Evropës, që të gëzojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre bazë.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Rusi: Grigory Martynov, tel. +7 812 702 2691