Të shtunën, më 25 prill 2015, një tërmet 7,8 ballë i shkallës Rihter në Nepal solli shkatërrime masive në kryeqytetin Katmandu. Pas tërmetit pati lëkundje të tjera të shumta, disa prej të cilave ishin 6,6 ballë. Po përcaktohen pasojat, por zyra vendëse e Dëshmitarëve të Jehovait që ndodhet në Katmandu, raporton se aktualisht nga katastrofa u vranë një Dëshmitare dhe dy fëmijët e saj. Gjithashtu, u shkatërruan mjaft shtëpi të Dëshmitarëve dhe shumë të tjera u dëmtuan. Edhe godina e zyrës vendëse pati dëmtime, por jo të rënda. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Japoni po bashkëpunon me zyrën e Nepalit për të mbështetur organizimin e ndihmave.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Japoni: Ichiki Matsunaga, tel. +81 46 233 0005

Nepal: Reuben Thapaliya, tel. +977 9813469616