Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut vendosi më 25 tetor 2012 se Koreja e Jugut duhet t’i dëmshpërblejë me një shumë përkatëse 388 Dëshmitarë të Jehovait që kundërshtonin shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes, të cilëve u ishin dhunuar të drejtat. Koreja e Jugut duhet t’ua fshijë edhe regjistrimet penale për krim. Ky vendim i jep peshë një vendimi të ngjashëm të marrë më 24 mars 2011, në favor të 100 Dëshmitarëve në Kore që u dënuan me burgim, ngaqë kundërshtuan për shkak të ndërgjegjes. Zëdhënësi Dae-il Hong thotë: «Këto vendime do të jenë një bazë që Koreja e Jugut të lirojë edhe 733 të rinjtë Dëshmitarë që momentalisht janë në burg.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Republika e Koresë: Dae-il Hong, tel. +82 10 3951 0835